Portieri i Kosovës në 11-shen e Ligës Premiere
P

Portieri i Kosovës në 11-shen e Ligës Premiere

Java e 35-të e Ligës Premiere ishte mjaft interesante, ndërsa nuk munguan as rezultatet befasuese.

Kjo mund të thuhet për ndeshjen mes Manchester United e Burnley e cila u mbyll 1:1.

Meritë të madhe për këtë pikë të mysafirëve kishte portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric, i cili bërë paraqitje tejet të mirë.

Kjo lojë e mirë e tij, ka bërë që ai të futet në formacionin e javës në Premierligë.

25-vjeçari bëri hiç më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson.

Në sulm janë Noni Madueke i Chelseas, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.

TË FUNDIT