Në fundjavë (më 4 e 5 maj) mbahet Drag Race, gara e parë për këtë vit në këtë disiplinë.
FASK i njofton të gjithë të interesuarit, brenda dhe jashtë Kosovës, që për t’u pajisur me licencë, duhet të deklarohen në ndonjërën nga klubet që janë në listën e mëposhtme.
Po ashtu, në akordim me garuesit e disiplinës Drag dhe anëtarët e Bordit, është vendosur që në vitin 2024 në Drag t’i kemi vetëm dy kategori.
Veturat që tërheqin me rrota të përparme (FWD) dhe ato që tërheqin me rrota të pasme (RWD) janë shkrirë në një kategori të përbashkët, ndërsa kategoria tjetër është ajo e veturave që tërheqin me katër rrota (AWD).



