Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit zhvillohet sonte në Munih.
Pas dy javëve pushim nga çerekfinalet, radha është për klasiken evropiane ndërmjet gjigantit gjerman dhe atij spanjoll.
Bavarezët janë nikoqirë të “Los Blancos” në ndeshjen e madhe që pritet të fillojë në orën 21:00.
Dy ekipet janë të motivuara për të marrë rezultat pozitiv, pasi vijnë nga fitoret e mëdha në çerekfinale ndaj Arsenalit, respektivisht Manchester City.
Ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu” pritet të zhvillohet me datë 8 maj.
0



