Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës.
Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot radha është për garën e dytë elitare evropiane për klube.
Gjysmëfinalja padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku katër ekipe të forta synojnë finalen.
Vëmendja më e madhe është përqendruar në stadiumin “Olimpico”, ku Roma është nikoqire e kampionit të sivjetmë gjerman, Bayer Leverkusen.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Olympique Marseille e pret Atalantan në “Stade Velodrome”.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.



