Boston kualifikohet, Dallas rimerr epërsinë
B

Boston kualifikohet, Dallas rimerr epërsinë

Boston Celtics është kualifikuar në rrethin e ardhshëm të garave në NBA, pasi e ka mposhtur Miami Heatin në ndeshjen e pestë, duke fituar serinë 4:1.

Në “TD Garden”, Celtics nuk i la asnjë shans Heatit, duke fituar bindshëm me shifrat 118:84.

Kontribut në fitoren e Celtics dhanë Jaylen Brown me 25 pikë, Derrick White me 25, Sam Hauser me 17 e Jayson Tatum me 16. Te Heat, u veçua Bam Adebayo me 23 pikë.

Në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes, Celticsi pret fituesin e serisë Cleveland Cavaliers – Orlando Magic (3:2).

Dallas Mavericksi i udhëhequr nga Luka Doncic e ka rimarrë epërsinë e serisë në udhëtim ndaj Los Angeles Clippers.

Mavericksi fitoi bindshëm 123:93. Slloveni Doncic pati 35 pikë e 10 asistime. Dallas është duke u udhëhequr serinë 3:2.

TË FUNDIT