Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka folur pas fitores ndaj Romës, duke shtuar se skuadra bëri paraqitje shumë të mirë.
Bayer Leverkuseni nuk di për humbje në 47 ndeshjet e fundit, ndërsa mbrëmë fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Xhaka ka thënë se ndeshja ishte perfekte dhe se kanë mundur të shënohen edhe më tepër gola.
“E dimë se jemi 47 ndeshje pa humbje, e dimë se të gjithë duan të na mposhtin… 2:0 është rezultat i rrezikshëm”, ka thënë Xhaka.
“Nëse shënojmë në shtëpinë tonë një gol, atëherë mendoj se çdo gjë do të marrë fund. Por, s’ka përfunduar ende asgjë. Duhet të luftojmë të bëjmë një hap më afër Dublinit”, ka shtuar mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane.



