Kompletohen çiftet gjysmëfinale në NBA
K

Kompletohen çiftet gjysmëfinale në NBA

Janë përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste play off në Konferencën e Lindjes. Cleveland është ekipi i fundit që kualifikohet më tej, pas fitores 106-94 ndaj Orlando në ndeshjen e shtatë çerekfinale, duke fituar 4-3 serinë.

Ndeshja luajtur në Cleveland u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që triumfuan falë Donovan Mitchell, më i miri në fushë. Ai realizoi 39 pikë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 38 pikë e 16 rebound të Banchero për Orlando.

Në gjysmëfinale, ekipi i Cleveland do të përballet me Boston Celtics, ndërsa sfida tjetër është ajo mes New York dhe Indiana.

Në Perëndim, ekipi i Minnesota ka fituar gjysmëfinalen e parë ndaj kampionëve të Denver.

Çerekfinale – Lindje
Boston – Miami, (4-1)
Milwaukee – Indiana, (2-4)
New York – Philadelphia, (4-2)
Cleveland – Orlando, 106-94 (4-3)

Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana
Boston – Cleveland

Gjysmëfinale – Perëndim
Oklahoma – Dallas
Denver – Minnesota, (0-1)

TË FUNDIT