Demolli i gatshëm për sfidat e reja
D

Demolli i gatshëm për sfidat e reja

Gazmend Demolli ishte shumë aktiv në vitin e kaluar, duke qenë pjesëmarrës në shumicën e garave të disiplinës malore në kampionatin vendor, por edhe në ato të FIA CEZ.

Demolli me Radicall RS8 LM është optimist se viti 2024 do të jetë edhe më i suksesshëm.

“Besoj se do të arrij rezultate edhe më të mira. Synimi im të marrë pjesë në sa më shumë gara në Kosovë dhe ato të FIA CEZ”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.

Edhe sivjet ai do të paraqitet me të njëjtën veturë.

“Do të garoj me veturë të njëjtë por me një përvojë shumë më të madhe dhe pikërisht ky fakt do të jetë përparësia ime në raport me vitin e kaluar”, ka theksuar Demolli.

Dy sfidat e tij të para për këtë vit do të jenë Grashtica në kampionatin vendor dhe Shtemberk në kuadër të FIA CEZ.

TË FUNDIT