Boston e Oklahoma fitojnë pa vështirësi
B

Boston e Oklahoma fitojnë pa vështirësi

Boston ka fituar me rezultat 120-95 ndaj Cleveland në gjysmëfinalen e parë play off mes tyre në Konferencën e Lindjes. Ndeshje pa shumë histori, e kontrolluar nga Celtics, që udhëheqin 1-0 me ndeshje.

Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Boston, mbështetur edhe nga Derrick White me 25 pikë. Për msafirët, Donovan Mitchell realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma mundi 117-95 Dallas edhe kjo një sfidë pa shumë rivalitet. Vendasit paten epërsi gjatë gjithë kohës, duke marrë kryesimin me ndeshje (1-0).

Alaxander Shai me 29 pikë ishte lider në fushë për skuadrën e Oklahomas, ndërkohë që 42 pikë erdhën nga lojtarët e bankinës.

Për Dallas, Irving realizoi 20 pikë e Doncic 19, por që mbetën për statistikë.

Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana, (1-0)
Boston – Cleveland 120-95 (1-0)

Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota (0-2)
Oklahoma – Dallas 117-95 (1-0)

TË FUNDIT