Bashkëlojtari “konkurrent” flet për Xhakën
B

Bashkëlojtari “konkurrent” flet për Xhakën

Bayer Leverkusen sonte e zhvillon ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Romës. Skuadra gjermane në ndeshjen e parë, në Romë, ka fituar me 2:0 dhe shihet si favorite për të kaluara në finale.

Ndër më të merituarit që “Farmaceutikët” kanë arritur deri këtu është edhe Granit Xhaka, i cili vlerësohet lart edhe nga bashkëlojtarët e tij.

Së fundi për Xhakën ka folur edhe Robert Andrich. Ai po ashtu luan në mesfushë dhe po shquhet këtë edicion, njëjtë si Xhaka. Andrich është prej lojtarëve më të pëlqyer nga tifozët e Levekusenit, për shkak të përkushtimit dhe angazhimit në fushë.

“Ai ka autoritet të fortë”, ka thënë Andrich për Xhakën, shkruan “20min.ch”. “Pas një kohe të shkurtër ishte e qartë që ai dëshironte që qasjen ‘mos u dorëzo asnjëherë’, dhe ‘mos u ndal asnjëherë’ ta dërgonte në nivel krejtësisht tjetër në ekipin tonë”, ka shtuar Andrich.

Kjo qasje e Xhakës ka pasur sukses. Leverkuseni ka shënuar shumë gola të vonshëm duke mos u dorëzuar deri në fishkëllimën e fundit. Kështu shpesh edhe i ka shmangur disfatat.

“Mendoj që Graniti është shumë, shumë i rëndësishëm dhe i jep ekipit nivel të duhur të sigurisë”, ka shtuar Andrich.

Xhaka e Andirch luajnë në pozitë të njëjtë, parambrojtjes. Por Andirch ka thënë se me Xhakën janë përshtatur shumë mirë.

“Ne e dimë që në një pikë jemi konkurrentë. Por suksesi i ekipit natyrisht është prioritet. Nuk kemi pasur asnjë problem”, ka thënë Andrich.

Leverkusenin e pret edhe finalja e Kupës së Gjermanisë. Po ashtu i ka dy ndeshje në Bundesligë, ndërsa synimi tjetër i madh është të përfundohet edicioni 2023/2024 në Bundesligë pa disfatë. Asnjë skuadër nuk e ka arritur këtë deri më tani.

 

TË FUNDIT