Pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e saj, skuadra e Denver ka triumfuar në dy sfidat e radhës në Minnesota, duke barazuar 2-2 serinë. Ekipi kampion i NBA fitoi 115-107, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës.
Nikola Jokic me 35 pikë ishte më efikasi për Denver, mbështetur edhe Aaron Gordon me 27 pikë. Në kahun tjetër, Anthony Edwards realizoi 44 pikë për Minnesota, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Edhe në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 me ndeshje mes New York e Indiana, me këtë të fundit që i fitoi dy sfidat në fushën e saj. Indiana triumfoi thellë 121-89 ndaj nju-jorkezëve.
Haliburton me 20 pikë ishte lojtari më i mirë i Indiana, por diferencën e bënë basketbollistët e ardhur nga bankina, nga të cilët u shënuan 57 pikë. Për nju-jorkezët u dallua Burks me 20 pikë, por që mbetën për statistikë.
Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana 89-121 (2-2)
Boston – Cleveland (2-1)
Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota 115-107 (2-2)
Oklahoma – Dallas (1-2)



