Plot 50 ndeshje pa humbje në Gjermani e në garat Evropiane. Ky është Bayer Leverkuseni i frikshëm e me Granit Xhakën e jashtëzakonshëm.
33 ndeshje në Bundesliga I, 27 fitore e 6 barazime, pa humbje, me goldallim 87:23 dhe kryeson me 87 pikë, 17 më më shumë se Bayern Munihu në pozitën e dytë.
Viktima e radhës ishte Bochumi që ka pësuar fiasko si vendas me rezultat 5:0. Xhaka ka luajtur me vetëmohim të pashoq dhe është zëvendësuar në minutën e 79-të.
Bayer tani e pret në shtëpi Ausgburgun dhe të përmbyllin edicionin 2023-2024 pa humbje në Bundesliga I, një rekord që po çmend Evropën dhe botën.

Bayer është kampion i Gjermanisë, tani mendjen e ka të finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslauternit dhe të finalja e Europa League që do të ndeshet me Atalantën.
Xhaka me Bayerin kanë rastin historik, të kurorëzohen me kurorën e trefishtë, ndërkohë që po përjetojnë edicionin më të mirë në histori të klubit.



