Boston i është afruar finales në play off të Konferencës së Lindjes pas fitores 109-102, të cilën e arriti në fushën e Cleveland. Skuadra e
Celtics tashmë udhëheq 3-1 serinë e gjysmëfinaleve play off.
Sfidë me rivaliet deri në fund, ku dyshja Tatum-Brown realizoi 60 pikë për Boston. Në anën tjetër, pë Cleveland u dallua Garland me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Në Konferencën e Perëndimit, ekuilibër në përballjen mes Oklahoma e Dallas. Sfida e radhës u fitua 100-96 nga Oklahoma, që barazoi 2-2 serinë, në një fitore të vështirë jashtë fushe.
Alexander Shai me 34 pikë ishte lider për skuadrën mysafire, ndërsa për teksanët zhgënjyen lojtarët-liderë, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar finaleve play off.
Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana (2-2)
Boston – Cleveland 109-102 (3-1)
Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota (2-2)
Oklahoma – Dallas 100-96 (2-2)



