Lufta mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për titullin e kampionit në Ligën Premiere ka arritur kulmin.
Arsenali aktualisht është lider i kampionatit me 86 pikë, një më shumë se Manchester City, por skuadra e Pep Guardiolës e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
City do të luajë sonte ndeshjen e mbetur ndaj Tottenhamit, derisa në fund pret West Hamin, një tjetër skuadër rivale e Arsenalit.
Tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale natën e mbrëmshme, në mënyrë që mos të pushojnë lojtarët e Cityt para përballjes me Spurs.
14.05.2024🏴Arsenal Ultras (AA19) outside Manchester City hotel at 2am before title deciding game against Tottenham https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/9aIFh5kTfp
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 14, 2024
Një grup i tifozëve londinezë kanë vendosur të ndezin fishekzjarrë të shumtë para hotelit ku ishte i vendosur Manchester City në Londër.
Kjo ka ndodhur në ora 02:00 pas mesnatës dhe fishekzjarrët kanë qëndruar ndezur për një kohë të gjatë.
Mbetet të shihet nëse kjo nismë e tifozëve londinezë do t’i ndihmojë skuadrës së tyre të fitojë titullin dhe City do të dështojë sonte ndaj rivalit më të madh të Arsenalit, Tottenham Hotspur.



