Formula 1 zbarkon në Evropë
F

Formula 1 zbarkon në Evropë

Këtë fundjavë, Formula 1 do të zbarkojë në Evropë, ku do të zhvillojë garën e parë të këtij sezoni në “kontinentin e vjetër”.

Do të garohet në pistën legjendare të Imola, një cirkuit i stilit të vjetër, ndaj konsiderohet i përshtatshëm për të provuar risitë e skuadrave.

Pothuajse të gjitha skuadrat kanë zgjedhur pistën e Imola për të testuar risitë e tyre e mes makinave që do të paraqesin modifikime janë edhe Ferrari, Red Bull e Mercedes. Këto tri skuadra do të përpieqn t’i kundërpërgjigjen McLaren, që i solli risitë që në Majemi, ku dhe fitoi.

Makina që do të ketë ndryshimet më të mëdha është Ferrari, që kërkon të mos humbasë vendin e dytë dhe të ngushtojë distancat me Red Bull. Por edhe Mercedes ka mjaft risi që do të provojë, për të treguar se janë në drejtimin e duhur dhe kënaqur pilotët.

Pas garave të para në Lindjen e Mesme, Azi dhe së fundi në Amerikë, skuadrat kanë kuptuar se ku duhet punuar më shumë.

Ndaj, Imola konsiderohet si trampolinë e duhur për t’i aplikuar ato, për të patur paraqitje sa më të mirë.

TË FUNDIT