Delegacioni i Auto Moto Club Kosova (AMCK), i cili po merr pjesë në takimin pranveror të Regjionit të Parë të FIA-s, në Kairo të Egjiptit, ka vazhduar me takime të rëndësishme, shkruan Autoportali.com.
Sekretarja Apoita Rexhepi, Nehat Çitaku delegat dhe Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, kanë pasur takime me personalitet më të larta të FIA-s, përfshirë kryetarin Mohammed Ben Sulayem, me sekretarin gjeneral të FIA-s për mobilitet e turizëm, Jacob Bangsgaard, pastaj Mubarak Moosa dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Në të gjitha takimet, theks i veçantë i bisedave ka qenë mobiliteti, siguria dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella.
Rexhepi, Çitaku e Ahmeti gjatë ditës së mërkurë ishin pjesëmarrës në Asamblenë Plenare të Regjionit të Parë të FIA-s, ndërsa takime të tjera do të kenë edhe nesër.



