Juventus e ka gjetur trajnerin e ri
J

Juventus e ka gjetur trajnerin e ri

Juventus e ka zgjedhur Thiago Mottan si trajnerin e ri për sezonin 2024-2025, që do të zërë vendin e Massimiliano Allegrit.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja italiane “Corriere Della Sera”.

Madje, mes bardhezinjve dhe trajnerit aktual të Bolognas ka një marrëveshje paraprake. Motta, 41 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.

Kontrata parashikon edhe mundësinë për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër. Për momentin nuk ka asnjë firmë konkrete, por duket se gjithçka është e mbyllur.

Allegri pritet të mbyllë këtë fundjavë ciklin e tij të dytë me Juventusin.

Motta këtë vit kualifikoi Bologna në Champions League, që është suksesi më i madh në histori të klubit.

TË FUNDIT