Vasseur tregon si e bindi Hamiltonin të bashkohet me Ferrarin
V

Vasseur tregon si e bindi Hamiltonin të bashkohet me Ferrarin

Te Ferrari ka nisur një mini-revolucion këtë vit, me objektiv që makina të jetë sa më konkurruese vitin tjetër e veçanërisht në vitin 2026, kur hyjnë në fuqi rregullat e reja. Lewis Hamilton është piloti që do të afrohet nga 1 janari 2025, ndërkohë që pritet edhe Adrian Newey.

Ardhja e Lewis Hamilton në Maranello tronditi jo pak botën e Formula 1 dhe ka elektrizuar tifozët e kuq. Një rol vendimtar në këtë çështje luajti Frederic Vasseur, drejtori i “kokëkuqes”, që foli për prapaskenat e bisedimeve me shtatë herë kampionin e botës.

“E di profesionalizmin e tij. Jo se pilotët tanë nuk e kanë, por Lewis ka një vizion të ndryshëm për gjërat dhe ne mund të përfitojmë prej tij. Ai ka përvojë të madhe edhe në fitimin e kampionateve. Ai gjithashtu do të kontribuojë me njohuritë e tij, është dikush që di të bëjë presion mbi ekipin me qëllimin për të arritur përsosmëri”, tha Vasseur.

Transferimi i Hamilton krijoi habi, por jo për francezin: “Sinqerisht, nuk ishte aspak e vështirë. Mendoj se ai e kishte në mendje prej shekujsh të bashkohej me Ferrarin. Këtë vit u realizua për disa arsye, duke përfshirë faktin që ai kishte mundësinë të largohej nga Mercedes. Ishte koha e duhur për secilin prej nesh. Mendoj se është një mundësi e mirë për të dhe për ne”.

TË FUNDIT