Aziz Yildirim është në garë për zgjedhjet presidenciale të Fenerbahces. Ai ka thënë se, nëse ai fiton, atëherë skuadra do të drejtohet nga ish-trajneri i Real Madridit, Romës e Chelseas.
“Fenerbahce duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të ketë sukses në Evropë, të paktën të luajë një finale”, ka thënë Yildirim për “Fanatik”.
“Le të punojmë për këtë, javën e kaluar takova Mourinhon për dy orë dhe në fund i thashë se Fenerbahce ka nevojë për të ashtu siç atij i duhet Fenerbahce. Ai e mirëpriti propozimin, negociatat janë duke u zhvilluar dhe nëse zgjidhem president i Fenerbahces, do ta emëroj Mourinhon si trajner sepse nuk dua që fëmijët të jenë më të trishtuar”, ka shtuar Yildirim.

“Duhet një operacion i madh, ne do të rekrutojmë lojtarë në përputhje me dëshirat e tij. Ai e pa ndeshjen kundër Konyaspor dhe ishte gjithashtu i lumtur”.



