Nesër vazhdon seria “e nxehtë” e finales
N

Nesër vazhdon seria “e nxehtë” e finales

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do ta zhvillojnë nesër mbrëma ndeshjen e tretë të finales së madhe të “play-offit” në Superligën e basketbollit.

Aktualisht, skuadrat e kanë nga një fitore, të cilat i arritën në shtëpitë përkatëse.

Lojën e parë e fituan bindshëm mitrovicasit në palestrën e sporteve “Minatori”, kurse në atë të dytë therandasit kishin epërsi të lartë, por në fund rrezikuan dhe fituan me rezultat të ngushtë.

Ndeshja e tretë zhvillohet të enjten në “Minatori”, ddërsa e katërta do të luhet të dielën dhe nuk përjashtohet mundësia që aty të përcaktohet kampioni i Kosovës.

Natyrisht, kjo do të mundë të ndodhë vetëm nëse njëri prej këtyre dy finalistëve do t’i bëjë tri fitore, që është kusht për t’u shpallur kampion.

Trepça është duke e pritur titullin e kampionit të Kosovës qe një kohë të gjatë, ndërsa Golden Eagle Ylli synon ta fitojë titullin e tretë në histori dhe atë brenda vetëm pak vitesh.

TË FUNDIT