Legjendari Lewis parashikon fituesin në meçin Fury – Usyk
L

Legjendari Lewis parashikon fituesin në meçin Fury – Usyk

Legjenda e boksit, Lennox Lewis, beson se Tyson Fury do të jetë shumë i fortë për Oleksandr Usyk në meçin për titullin e peshave të rënda, që zhvillohet të shtunën në Arabinë Saudite.

Të katër rripat janë në dispozicion në Riad, pasi kampionët e pamposhtur Fury dhe Usyk i vendosin të gjitha në linjë dhe Lewis, njeriu i fundit që është mbret i padiskutueshëm i peshave të rënda,  beson se Fury ka avantazhin.

“Unë jam një fans i Tyson,” tha Lewis për Daily Mail . “Nëse më pyesni se kush do të triumfojë, gjykimi im profesional është Fury. Dhe jo vetëm sepse ai është më i madh në aspektin fizik. Usyk është shumë i zgjuar, me lëvizje të shkëlqyera. Ai është i shpejtë. Por, Tyson është një atlet i mrekullueshëm për një njeri kaq të madh në dukje, ka aftësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Lewis.

TË FUNDIT