Minnesota ka fituar thellë 115-70 në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale play off ndaj Denver, duke barazuar në 3-3 serinë e takimeve. Për pasojë, finalistja e parë në Konferencën e Perëndimit do të dalë nga ndeshja e shtatë dhe e fundit.
Ashtu sikurse pritej, Minnesota e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe ndali serinë e tri fitoreve radhazi të Denver. Madje me një lojë spektakolare, sidomos në mbrojtje, duke mos lejuar rivalët të shënojnë shumë.
Anthony Edwards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga McDanies me 21 pikë. Mirë u paraqitën edhe basketbollistët e inkuadruar nga bankina, të cilët shënuan 34 pikë. Për Denver, Jokic realizoi 22 pikë, i pambështetur sa duhet nga shokët.
Gjysmëfinale – Lindja
New York – Indiana (3-2)
Boston – Cleveland (4-1)
Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota 70-115 (3-3)



