Lista e më të paguarve, Ronaldo bindshëm i pari
L

Lista e më të paguarve, Ronaldo bindshëm i pari

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e të enjtes të Forbes, ka ndryshime të rëndësishme krahasuar me listën e një viti më parë.

Një aspekt që bie në sy dhe e vendos futbollin në krye është se në “top-10”, pesë nga 10 sportistët që kryesojnë listën si më të paguarit në botë janë futbollistë.

Cristiano Ronaldo kryeson listën globale si sportisti më i paguar në vitin 2024, ku regjistron të ardhura prej 260 milionë dollarësh, nga të cilat 200 milionë janë nga kontrata me Al Nassr, ndërsa 60 milionë i merr nëpërmjet sponsorizimeve.

Krahasuar me vitin 2023,  rritja e të ardhurave të CR7 është e madhe: +124 milionë dollarë.

Futbollisti i dytë në listën e përditësuar të Forbes për vitin 2024 është Lionel Messi, i cili ra një vend në krahasim me numërimin e vitit të kaluar. Tani pleshti është i treti, pasi u tejkalua nga lojtari i golfit, Jon Rahm.

Gjëja pozitive për Messin është se ai pati një rritje të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar, kur regjistroi 130 milionë dollarë. Për vitin 2024 të ardhurat e tij shkojnë në 135 milionë dollarë, kjo kryesisht për shkak të sponsorizimeve jashtë fushe, të cilat arrijnë në 70 milionë dollarë, ndërsa 65 milionë dollarë i merr nga kontrata që ka me Inter Miamin.

TË FUNDIT