Në kampionatin e SHBA-së, MLS, askush nuk mund ta kalojë Lionel Messin. Por edhe Xherdan Shaqiri paguhet shumë.
Lionel Messi (36 vjeç) është më i paguari në ‘Major League Soccer’ (MLS). Në Inter Miami, kampioni argjentinas i botës merr 10.9 milionë franga pagë bazë.
Me pagesa të ndryshme bonus, ai ka një pagë të garantuar prej 18.5 milionë dollarë.
Xherdan Shaqiri (32 vjeç) mban vendin e katërt në listën e pagave. Ylli shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili luan për Chicago Fire, ka një pagë të garantuar prej 7.4 milionë frangash. Paga e tij bazë është 6.7 milionë franga. Paga mesatare në MLS është 540,000 franga. Në SHBA, pagat e lojtarëve janë publike. Lista u publikua nga Shoqata e Lojtarëve të MLS të enjten.

Pagat në MLS /(paga e garantuar në vit)
Lionel Messi, Inter Miami, 18.5 milionë franga
Lorenzo Insigne, Toronto, 14 milionë
Sergio Busquets, Inter Miami, 8 milionë
Xherdan Shaqiri, Çikago, 7.4 milionë
Sebastian Driussi, Austin, 6.1 milionë
Federico Bernardeschi, Toronto, 5.7 milionë
Emil Forsberg, Nju Jork RB, 5.5 milionë
Hector Herrera, Hjuston, 4.8 milionë



