Garat në autosport, përveç adrenalinës së madhe që i shoqëron, e kanë edhe një lloj rreziku që të sfidon në të mijëtat e sekondave.
Trainingu i së shtunës në garën në Rampa Da Falperra nisi në mënyrë spektakolare për Valdet Kaçandollin, duke u renditur i pari në grupin e tij.
Por, në ditën e diel, gjatë garës zyrtare, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Një defekt në veturë ia pamundësoi përfundimin me sukses të garës.
Valdet Kaçandolli po e ndjek të gjithë kalendarin e Kampionatit Evropian të garave malore dhe destinacioni i ardhshëm është shtegu në Shternberk të Çekisë.



