Enver Suhodolli fitues i garës së pestë
E

Enver Suhodolli fitues i garës së pestë

Është mbajtur edhe gara e pestë e edicionit të Formula 1 në kuadër të disciplinës së Motorsportit Digjital të Kosovës/Esport.

Gara u organizua ne ambientet e qendrës së simulatorëve Sim Race Kosova nën patronatin e FASK-ut dhe u transmetua LIVE në kanalin e Facebook të Sim Race Kosova.

Gara u mbajt sipas kalendarit të përcaktuar në shtegun e famshëm Interlagos të Brazilit ku morën pjesë gjithsej gjashtë garues. Kësaj radhe fitues doli garuesi Enver Suhodolli, pasi udhëhoqi garën qysh nga fillimi, duke startuar nga pole position. Ai në cak arriti me një distancë afër 10 sekonda nga Agis Kaquri i cili përundoi i dyti pas disa betejave interesante me Allmir Suhodollin i cili kësaj here u desh të kënaqet me vendin e tretë. Performancë të mirë treguan edhe Adriot Kelmendi i cili e kreu garën ne vendin e katërt si dhe Gentian Krasniqi dhe Getoar Salihu.

Kanë mbetur edhe tre gara deri në përfundimin e këtij edicioni ku gara e rradhës pritet të mbahet pas tre javësh në shtegun kompleks të Azerbajxhanit.

Reprizën e garës së djeshme mund ta përcillni në faqen e Facebook të Sim Race Kosova.

TË FUNDIT