Arteta mund ta tronditë Arsenalin
A

Arteta mund ta tronditë Arsenalin

Mikel Arteta mund t’i bashkohet Manchester Cityt dhe mos të rinovojë kontratën e tij me Arsenalin, sipas El Nacional.

Trajneri spanjoll dështoi t’i udhëheqë “Topçinjtë” drejt titullit të tyre të parë në Premier League në 20 vjet, pasi përfundoi i dyti pas Manchester City këtë sezon.

Për të dytin sezon radhazi, londinezët nuk kanë mundur të mposhtin skuadrën e Pep Guardiolas.

Ndërsa sezoni po mbyllet, shqetësimi më i madh në “Emirates” është kontrata e Artetas. Marrëveshja e tij aktuale skadon pas një viti, dhe raporti i lartpërmendur pretendon se ish-mesfushori mund të largohet nga Arsenali.

Thuhet se Arteta po kërkon një buxhet më të lartë dhe ai mund të jetë në rrugën e tij drejt Manchester Cityt për të marrë vendin e Pep Guardiola.

Sigurisht, ky opsion duket i arsyeshëm, duke pasur parasysh se trajneri i “Topçinjve” kaloi tre vjet si asistent i Guardiolas përpara se të transferohej në veri të Londrës.

Arteta zbarkoi në “Emirates” në dhjetor 2019 dhe e ka drejtuar Arsenalin në 231 ndeshje, në të gjitha garat deri më sot.

Ai ende nuk ka fituar Premier League ose Champions League, por tashmë ka një titull FA Cup dhe dy Community Shields me Arsenalin.

TË FUNDIT