Atalanta fiton Ligën e Evropës, Berat Xhimshiti ngre lart Kupën
A

Atalanta fiton Ligën e Evropës, Berat Xhimshiti ngre lart Kupën

Kapiteni Berat Gjimshiti ngre në “qiellin” e Dublinit trofeun e Europa League, në mbrëmjen më historike të Atalantas.

Skuadra italiane triumfoi në finalen e parë evropiane dhe çon në Itali trofeun e Europa League.

Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos, me Ademola Lookman që bëhet lojtari i parë në historinë e Europa League që shënon “hat-trick” në finale.

Lookman zhbllokoi takimin me golin e shënuar në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 26’ ai gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e italianëve.

Kjo përballje u vulos në minutën e 75-të kur Lookman shënoi golin e tretë personal dhe për ekipin e tij.

3-0 dhe Atalanta i jep fund ecurisë pa humbje të Leverkusen, me skuadrën e Xabi Alonsos që bie për herë të parë këtë sezon, pas 51 ndeshjeve pa humbje.

TË FUNDIT