Një shqiptar, më saktë kapiteni i Kombëtares shqiptare që ngre lart trofeun e Europa Leagues! E jashtëzakonshme! Në mbrëmjen magjike të Atalantës, Berat Gjimshiti është kthyer në një motiv krenarie për shqiptarët anembanë botës, është shqiptari i parë që ngre lart një trofe kaq të rëndësishëm dhe, për më tepër, si kapiten i skuadrës së tij.
Gasperini shkoi t’i dhuronte një përqafim të veçantë menjëherë pas ndeshjes, tjetër tregues i peshës, përveç shiritit, që ka në dhomat e zhveshjes, ashtu si festimet me shokët dhe tifozët.

Gjimshiti është vlerësuar gjerësisht me një ndër notat më të larta në finalen e madhe të Europa Leagues, garanci në mbrojtjen bergamaske, ndërkohë që një ditë më pas faqja e specializuar “sofascore” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Europa League.



