Boston Celtics i ka shfrytëzuar në maksimum dy ndeshjet e para finale play off të luajtura në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Celtics mbrëmë mposhti 126-110 Indianan, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve në Konferencën e Lindjes në NBA.
Takimi u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që këtë herë e patën më të lehtë fitoren. Jaylen Brown me 40 pikë ishte protagonist i sfidës për Boston, që u mbështet edhe nga Tatum e White, me nga 23 pikë secili.

Këtë herë Indiana ishte larg paraqitjes së dy ditëve më parë, duke qenë vazhdimisht në ndjekje. Paskal Siakam me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për mysafirë, por që s’mjaftuan. Indiana do të luajë në fushën e saj dy sfidat e radhës.
Lindje – finale
Boston – Indiana 126-110 (2-0)
Perëndim – finale
Minnesota – Dallas (0-1)



