Lajmi, që pritej prej ditësh, u bë sot zyrtar. Milani i komunikoi lamtumirën Stefano Piolit.
“AC Milan dhe Stefano Pioli komunikojnë se nuk do të vazhdojnë së bashku sezonin e ardhshëm, duke ndërprerë marrëdhënien profesionale që i ka lidhur që nga tetori 2019”, shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës italiane. “Milani falënderon me dashuri Stefano Piolin dhe gjithë stafin e tij, për drejtimin e ekipit të parë në këto pesë vite, për marrjen e një titulli, që do të mbetet i paharrueshëm, dhe për rikthimin e Milanit në garat më të rëndësishme evropiane, falë profesionalizmit dhe humanizmin e tij për të përmirësuar skuadrën dhe mishëruar vlerat themelore të klubit që nga dita e parë”, vazhdon njoftimi.
Të shtunën, ndaj Salernitanës, trajneri nga Parma do të drejtojë ekipin për herë të fundit dhe do të marrë falënderimet e merituara nga tifozët.



