Tabloidi gjerman duhet t’i paguajë 200 mijë euro familjes Schumacher
T

Tabloidi gjerman duhet t’i paguajë 200 mijë euro familjes Schumacher

Familja e Michael Schumacher do të marrë dëmshpërblim prej 200 mijë euro nga tabloidi gjerman “Die Aktuelle”.

Një vit më parë, ata publikuan gjoja “intervistën e parë me Schumacher”, me një foto të madhe të pilotit legjendar të Formula 1, duke treguar se kishin bërë një intervistë me Schumacher, i cili nuk del nga shtëpia e tij në Zvicër, por e gjitha ishte një mashtrim.

Përkatësisht, tabloidi përdori inteligjencën artificiale për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Familja e Schumacher paditi gazetën gjermane dhe gjykata vendosi që ajo të marrë 200 mijë euro, të cilat “Aktuelle” duhet të paguajë për publikimin e një interviste të rreme.

Pas publikimit, kryeredaktorja, Anne Hoffmann, u shkarkua.

Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që kur Schumacher pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski në Francë.

Ai u lëndua rëndë, por mbijetoi. Megjithatë, gjendja e tij nuk dihet për publikun.

Bashkëshortja e Michaelit prej vitesh bën deklarata të ashpra dhe kontrollon rreptësisht se kush mund ta shohë.

TË FUNDIT