Trajneri i Brazilit e di kush do ta fitojë “Topin e Artë”
T

Trajneri i Brazilit e di kush do ta fitojë “Topin e Artë”

Trajneri i Brazilit, Dorival Junior, beson se Vinicius Jr do të jetë fituesi i “Topit të Artë”.

Vinicius Junior ka pasur një formë të jashtëzakonshme këtë vit me Real Madridin.

Kjo ka bërë që trajneri i Kombëtares së Brazilit, Dorival Junior është i bindur se Vini do ta fitojë “Topin e Artë”.

“Ajo që ka bërë Vincius gjatë kësaj periudhe është rrugë e sigurtë që e çon drejt ‘Topit të Artë’”, tha Dorival.

“Nga të gjithë lojtarët e përfshirë edhe EURO dhe Copa America, askush nuk kishte një vit me bilanc më të madh se Vini Jr. Mendoj se këto zgjedhje po ndodhin tashmë, nëse nuk ka ndodhur tashmë”.

“Mendoj se kjo vështirë se mund të ndryshohet nga një konkurs i vetëm, edhe nëse është konkursi që mbyll vitin dhe që ka një rëndësi të madhe në kontekst”.

“Për gjithçka që Vinicius ka arritur tashmë gjatë kësaj periudhe, do të ishte një surprizë e madhe nëse fitimi i ‘Topit të Artë’ nuk do të ndodhte”, tha trajneri i Brazilit.

Vinicius aktualisht është favorit për të fituar Topin e Artë. Nëse anësori fiton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës, ai përfundimisht do të vuloste trofeun pavarësisht se çfarë do të ndodhë më pas.

TË FUNDIT