Në Kampionatin Evropian të Futbollit” EURO 2024”, krahas spektaklit që pritet të dhurojë me protagonistët në fushën e blertë, organizatorët e kësaj ngjarjeje madhështore kanë menduar t’u ofrojnë sportdashësve dhe ngjarje të tjera kulturore.
Në këtë peizazh ngjyrash dhe emocionesh, përfshihet dhe Shqipëria e cila do ketë pikturën e saj në këtë garë të magjishme.
Një prej tyre është dhe ekspozita “In motion – Art & Football”, e cila do të vendoset në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund. Lajmin e dha kryeministri i vendit Edi Rama me një postim në Facebook.



