Uzuni nuk ftohet në Evropian, reagon menaxheri
U

Uzuni nuk ftohet në Evropian, reagon menaxheri

Menaxheri i Myrto Uzunit, Franci Bode ka reaguar për mosftesën e sulmuesit në “EURO 2024” nga Shqipëria.

Bode ka thënë se mosftesa e Uzunit është një padrejtësi e madhe ndaj tij, duke bërë me dije se futbollisti në fjalë ka qenë i gatshëm gjithmonë për Kombëtaren shqiptare.

Tutje, ai është shprehur i çuditur se si një futbollist i La Ligas nuk ftohet në Kampionat Evropian.

“Kur ëndrra jote është ta përfaqësosh vendin tënd në nivelin më të lartë të garave! Si mund ta lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Ligan spanjolle?”

Agjenti i Uzunit po ashtu theksoi se sulmuesi anësor ka festuar gjithmonë me shqiponjë, duke treguar gjithmonë se është krenar që është shqiptar.

“Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për EURO 2024. Ai gjithmonë feston me simbolin e shqiponjës për të treguar se është krenar që është shqiptar, që lufton si një luan për fanellën që vesh. Nuk e meriton këtë! Padrejtësi”.

Myrto Uzuni i shënoi 11 gola në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll, por fatkeqësisht nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në La Liga.

TË FUNDIT