Qytetarët në Francë shpesh përdorin masa radikale për të ngadalësuar trafikun dhe për ta bërë atë më të sigurt pranë shtëpive të tyre.
Konkretisht, atyre u jepet mundësia të vendosin kamera të rreme shpejtësie, por me rregulla të qarta. Koshat e plehrave, kutitë postare, tubat PVC apo edhe frigoriferët janë të gjitha mjete të lejuara për të mashtruar shoferët dhe, me dekorim minimal, duken si kamera trafiku, shkruan Hak, transmeton AutoPortali.
Radarët e rremë nuk janë të ndaluar me ligj. Kompanitë gjithashtu e shesin ligjërisht këtë lloj produkti në treg.
Megjithatë, lejohet instalimi i një radari të rremë në tokën në pronësi të personit ose kompanisë që e instalon atë. Nuk duhet të instalohet në një zonë publike. Gjithashtu, një pajisje e tillë nuk duhet të ndërhyjë tek përdoruesit e tjerë të rrugës. Për shembull, nuk duhet të ketë drita ndezëse të integruara. Gjobat për gabimet e instalimit shkojnë deri në 1,500 euro.



