Incidenti i Marco Bezzecchi në Herez ka rindezur debatin për përdorimin e “tear-off”-eve në MotoGP. Piloti i Aprilia-s humbi shumë pozicione në startin e sprintit të Çmimit të Madh të Spanjës pasi një shirit plastik, i hedhur nga Alex Marquez, u bllokua në motorin e tij dhe më pas ra përpara gomës së pasme, duke shkaktuar rrëshqitje.
Aprilia po kërkon rregulla më të rrepta, duke propozuar përcaktimin e zonave specifike ku pilotët mund t’i heqin “tear-off”-et në mënyrë të sigurt. Sipas menaxherit Paolo Bonora, ndalimi i hedhjes së tyre në grid nuk mjafton për të shmangur incidente të tilla.
Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, përfshirë një start të dobët të Marc Marquez në 2024. Probleme me “tear-off”-et janë parë edhe në Formula 1, ku ato mund të bllokojnë pjesë të makinës.



