A ka tretman të veçantë Verstappen në Formula 1? (VIDEO)
A

A ka tretman të veçantë Verstappen në Formula 1? (VIDEO)

Pas garës në Formula 1 për Çmimin e Madh të Meksikës, është ngritur shumë zhurmë rreth mosndëshkimit të Max Verstappenit.

Gjatë garës ndodhi një incident mes Hamiltonit dhe Verstappenit, por vetëm Lewis u ndëshkua me 10 sekonda, ndërsa gjyqtarët vendosën të mos e penalizojnë Maxin.

Gjithashtu atij iu mbyll një sy edhe për daljen jashtë pistës, pra për tejkalimin e kufijve të saj, gjë që bëri që shumë tifozë të pyesnin nëse rregullat vlejnë njësoj për të gjithë apo, siç tha George Orwell në “Ferma e kafshëve”:

“Verstappen sapo preu kthesën. Frenoi shumë vonë dhe kaloi mbi bar. Duhet ta kthejë pozicionin. Kjo është qesharake. Ai shkon mbi bar dhe fiton pozicion. Asnjë dënim, asgjë”, tha i irrituar George Russell.

Hamiltoni u zemërua pasi mori dënimin prej 10 sekondash për incidentin në kthesën e parë të xhiros së gjashtë, ndërsa Verstappen nuk u ndëshkua fare.

“Kjo është marrëzi. Nuk ka aspak ngjitje këtu, këta njerëz janë të pabesueshëm”, tha i nervozuar Hamilton, me të drejtë do të thoshin shumë.

Russell u rikthye sërish te incidenti në një bisedë me gazetarët e Sky Sports.

“Nuk e kuptoj si mund të presin kthesën e parë tre pilotë dhe të vazhdojnë sikur s’ka ndodhur asgjë. Të lejojnë të rrezikosh dhe nëse gabon, thjesht të lënë të vazhdosh. Lewis dhe Max patën një duel dhe Lewis mori një dënim të merituar, ndërsa Max doli jashtë pistës dhe asgjë nuk ndodhi. Unë isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar dhe humba kot tre pozicione. Isha i irrituar që në xhiron e parë. Gjithçka u reduktua në faktin që disa njerëz mund të shpëtojnë pa asnjë pasojë, çfarëdo që të bëjnë. Po të kishte zhavorr atje, askush nuk do të provonte të shkurtonte kthesën. Çdo vit e shohim të njëjtën gjë. Si një garë kosilicash. Diçka duhet të ndryshojë”, tha George Russell.

TË FUNDIT