Adeyemi kërkohet nga gjiganti italian
A

Adeyemi kërkohet nga gjiganti italian

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi raportohet se mund të transferohet në Itali.

Klubi i madh në Serie A, Juventus sipas medieve italiane, synon që të transferojë yllin ‘milionerëve’ të Gjermanisë.

Drejtuesit e torinezëve tashmë janë duke përshpejtuar negociatat me Dortmundin për transferimin e Adeyemit.

‘Zonja e Vjetër’ thuhet se ka përgatitur ofertën për lojtarin e skuadrës gjermane.

“Juventusi ka vendosur të përshpejtojë për Adeyemi dhe ka gati ofertën 35 milionë euro, plus bonuse (5+5 milion euro)”, shkruajnë mediet italiane.

TË FUNDIT