Lance Stroll ka vlerësuar me entuziazëm ndikimin e Adrian Newey-t në ekipin Aston Martin, që kur ai iu bashkua më 1 mars si partner teknik menaxhues pas largimit nga Red Bull.
Newey nuk është përfshirë në makinën aktuale AMR25, por është përqendruar plotësisht te rregulloret e reja të Formula 1 për 2026, që përfshijnë aerodinamikë aktive dhe motorë më të orientuar drejt energjisë elektrike.
Stroll tha: “Adrian është si në trans, i përqendruar totalisht në makinën e vitit tjetër. Ai ka shumë pasion për rregullat e reja dhe po e ngre në nivel të ri gjithë ekipin”.
Ai shtoi se prania e Newey-t ka krijuar një kulturë më pozitive në fabrikë dhe është një arsye për të buzëqeshur: “Është emocionuese të mendosh që Adrian Newey po ndërton makinën tonë të ardhshme”.



