Akil Gjakova e kalon edhe pengesën e dytë
A

Akil Gjakova e kalon edhe pengesën e dytë

Pas fitores që mori në raundin e parë ndaj xhudistit brazilian Daniel Cargnin, Gjakova ka arritur me sukses të sigurojë kualifikimin në fazën çerekfinale.

Xhudisti ynë arriti që në raundin e dytë ta mposhtë austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.

Këtë fitore Akili e mori me stil, duke fituar me Ippon dhe duke vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.

Në çerekfinale, Akili nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi do të përballet me ish-kampionin botëror të xhudos, italianin Manuel Lombardo, i cili në raundin paraprak mposhti tajlandezin Masayuki Terada.

Lombardo nuk është një kundërshtar i panjohur për Akilin, pasi atë e kishte mundur në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.

TË FUNDIT