Akil Gjakova, megjithatë, mbetet pa medalje olimpike
A

Akil Gjakova, megjithatë, mbetet pa medalje olimpike

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike, pasi në repesazh u mposht nga japonezi Soichi Hashimoto.

Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin me Ippon.

Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhtte austriakun Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.

Në rrethin e tretë, Gjakova e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden Score’.

Italiani mori tri gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, xhudisti ynë u ndesh me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, nga i cili pësoi disfatë në “Golden Score”.

Në repesazh, Akili nuk ia doli të triumfonte përballë japonezit Soichi Hashimoto, pasi u mposht me Waza-ari.

TË FUNDIT