Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësor
A

Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësor

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Lajmin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në kryeqytet, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

TË FUNDIT