Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person
A

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 09:20, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.

Njësiti i trafikut po merret me rastin.

“Rreth orës 09:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë,  ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. 

TË FUNDIT