Aksident në Suharekë, goditet një këmbësor pranë stacionit të autobusëve
A

Aksident në Suharekë, goditet një këmbësor pranë stacionit të autobusëve

Sot në mëngjes, rreth orës 07:30, një aksident trafiku ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve në Suharekë, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore. Sipas informacioneve të para, këmbësori nuk është në rrezik për jetën.Pas trajtimit fillestar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, i lënduari është transferuar në Spitalin e Prizrenit për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira. Më shumë detaje priten në vijim.

TË FUNDIT