Aksident tronditës në Lojërat Olimpike Dimërore
A

Aksident tronditës në Lojërat Olimpike Dimërore

Ëndrra olimpike e Lindsey Vonn u kthye në një moment dramatik në Cortina d’Ampezzo, ku legjenda amerikane e skive alpine pësoi një aksident të rëndë gjatë finales së zbritjes për femra.

Skiatorja 41-vjeçare humbi kontrollin vetëm 13 sekonda pas startit, u përplas me forcë në pistë dhe mbeti e shtrirë në dëborë duke bërtitur nga dhimbjet, para se të transportohej me helikopter drejt spitalit.

Vonn kishte vendosur të merrte pjesë në garë pavarësisht rikthimit të saj të fundit nga një dëmtim serioz në gju, vetëm nëntë ditë më parë – një vendim që ishte cilësuar nga shumë si tepër i rrezikshëm.

Gjatë zbritjes, ajo goditi portën e tretë me shpatull, u rrotullua në ajër dhe ra rëndë mbi gjurin e majtë, pikërisht atë që kishte pësuar dëmtime të mëparshme.

Skenat e dhimbshme dhe britmat e sportistes tronditën publikun e pranishëm në pistë, ndërsa pamjet u transmetuan në mbarë botën, duke shkaktuar reagime të shumta emocionale, raporton “Daily Mail”.

Pas garës, dy herë kampionia olimpike Tina Maze reagoi mbi incidentin, duke theksuar se rreziku kishte qenë i parashikueshëm.

“Ajo rrezikoi shumë. Kur nuk je plotësisht e shëndetshme, pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Është e tmerrshme për të gjithë,” u shpreh Maze.

Edhe komentatorja e BBC-së, Chemmy Alcott, u shfaq e prekur emocionalisht, duke mos i fshehur ndjenjat pas aksidentit të rëndë. /AutoPortali

TË FUNDIT