Aksidenti afër konvikteve, një person në gjendje të rëndë
A

Aksidenti afër konvikteve, një person në gjendje të rëndë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afër konvikteve në Prishtinë.

Që të gjashtit janë dërguar në Emergjencën e QKUK’së.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Express se një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile.

“Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla për Express.

Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha për Express se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamje të aksidentit, ku shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.

TË FUNDIT