Aktiviteti vullnetar: Mysafirët ia largojnë bërllogun QKUK-së (VIDEO)
A

Aktiviteti vullnetar: Mysafirët ia largojnë bërllogun QKUK-së (VIDEO)

Është hapësira ku do të duhej të promovohej më së shumti pastërtia.

Por, institucionin kryesor shëndetësor në vend,  paradita e së enjtes, e gjeti me një vatër mbeturinash.

Andaj,  këta të rinj nga kisha protestane ungjillore u mblodhën  në hapësirat e QKUK-së, për ta kryer një mision fisnik

Aksioni i tyre filloi pasi u njoftuan nga rrjetet sociale.

Sipas Altina  Elezi, aktiviste “Ne kemi has në disa postime në rrjete sociale dhe kjo na ka bërë të reagojmë menjëherë  që të mbledhemi disa të rinj nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe të vijmë të ndihmojmë, të pastrojmë”, tha ajo.

Aktivitetit iu bashkua edhe një amerikane, të cilës, përkundër se i pëlqen Kosova, ajo ka një vërejtje për mbeturinat.

“Përshëndetje, unë jam Jessie, jam amerikane . Kam ardh qe 2 vjet n’Kosovë dhe më pëlqen Kosova. Kemi dashtë me bo ni shërbim për këtë vend. Më pëlqen shumë Kosova , por nuk më pëlqen shumë bërllogu në tokë”, u shpreh ajo.

Nisma filloi  në ora 10:00, ndërsa grupit vullnetmirë, iu bashkuan  edhe shumë  të rinjë nga Suedia e Gjermania./Klankosova.tv.

TË FUNDIT