Albion Rrahmani ka debutuar me gol te Sparta Praga në kualifikimet për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kosovar pak ditë më parë iu bashkua klubit çek nga Rapid Bukureshti, ndërsa ka lënë gjurmë menjëherë.
Sparta Praga u përball me Malmon në play-offin e Ligës së Kampionëve, ndërsa ka siguruar kalimin tutje.
Derisa po fitonte 1-0 me golin e Haraslin nga penalltia, Rrahmani ishte inkuadruar në minutën e 70-të në lojë.
13 minuta më vonë, Albioni shënoi për 2-0 për Sparta Pragën, duke dëshmuar vlerën prej pesë milionë eurove që i pagoi klubi çek tek ai rumun.



