Alcaraz siguron kualifimin tutje në Australian Open
A

Alcaraz siguron kualifimin tutje në Australian Open

Carlos Alcaraz vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në Australian Open, duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve të finales pa asnjë vështirësi.

Numri një i botës në tenisin e meshkujve tregoi superioritet të plotë ndaj Corentin Moutet, të cilin e mposhti në tri sete me rezultatin 6-2, 6-4, 6-1.

Tenisti spanjoll do të përballet në fazën e ardhshme me Tommy Paul, i cili kaloi më tej pa luajtur, pas tërheqjes së bashkëkombasit të tij, Alejandro Davidovich Fokina.

Ndërkohë, Daniil Medvedev u desh të kalonte një ndeshje shumë më të vështirë për të siguruar vendin mes 16 më të mirëve.

Tenisti rus triumfoi ndaj Fabian Marozsan pas pesë seteve dramatike, me rezultatin 6-7, 4-6, 7-5, 6-0, 6-3.

Në kategorinë e femrave, Aryna Sabalenka dhe Coco Gauff konfirmuan formën e tyre të mirë, duke fituar ndeshjet përkatëse dhe duke avancuar në fazën tjetër të turneut.

Nga ana tjetër, Anastasia Potapova dhe Hailey Baptiste u eliminuan, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në Australian Open./AutoPortali

TË FUNDIT